MPJD-ja konfirmon pranimin e 13 marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka nënshkruar 13 marrëveshjet e planifikuara në mes të saj dhe Qeverisë së Kosovës, marrëveshje që planifikoheshin të nënshkruheshin në mbledhjen e 14 qershorit. Tashmë, këtë e ka konfirmuar edhe MPJD-ja

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar për Dukagjinin se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Konfirmoj se i kemi pranuar 13 marrëveshjet sot nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë, Qëndresë Fazliu.

Lajmin për nënshkrimin e tyre e dha edhe vetë kryeministri Edi Rama gjatë së enjtes.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka nënshkruar 13 marrëveshjet e planifikuara në mes të saj dhe Qeverisë së Kosovës, marrëveshje që planifikoheshin të nënshkruheshin në mbledhjen e 14 qershorit.

Të njëjtat i ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pasi thotë se “ia heqi marakun Kurtit”, ai po pret një konfirmim nga ana e tij për të zhvilluar një takim pasditen e së enjtes.

Në agjendën e publikuar nga Rama, aty thuhet se takimi nga kryeministri Kurti nuk është konfirmuar akoma.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë do të vizitojë Kosovën, të enjten. Me këtë rast, ai do të takojë edhe presidenten Osmani.

Siç bën të ditur Zyra e Presidencës së Kosovës, takimi në mes të Osmanit dhe Ramës do të fillojë në orën 16:00.

Kryeministri Rama do të jetë në vizitë në Prishtinë, në kuadër të turit në Ballkan, i cili ka të bëjë me përgatitjen për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Ky i fundit do të pritet nga Tirana në tetor të këtij viti.

Vizitën e tij pas qëndrimit në Prishtinë, Rama do ta vazhdojë në Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika