MPJD prezanton dy programe për të forcuar lidhjen e mërgatës me Kosovën

Ministrja e Punëve të jashtme Donika Gërvalla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi kanë prezantuar dy programe të rëndësishme të cilat pritet të forcojnë edhe më shumë lidhjen e mërgatës me Kosovën

Gjatë një konference për media Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi gjatë ditës së martë të 26 korrikut kanë shpalosur dy programe të rëndësishme që pritet të forcojnë lidhjen e mërgatës me Kosovën.

Programi Karvani i Diasporës 2022 dhe Programi për Diplomaci Publike janë këto dy programe që i kanë prezantuar Gërvalla dhe Gashi, këto programe sipas tyre do të kenë në fokus diplomacinë qytetare dhe do të fillojnë përmes platformës online ShijoKosoven.com, e cila do të lansohet të mërkurën pasdite në qytetin e Gjilanit.

Programi Karvani i Diasporës 2022 do të fillojë nga qyteti i Gjilanit më 27 korrik dhe to të vazhdojë në qytete të tjera deri më 7 gusht, përveç bashkëbisedimit me qytetarë, shkëmbimit të ideve, ofrimit të programit muzikor e argëtues, do të prezantohet edhe pilot-projekti për diplomaci qytetare, si dhe do të bëhen të ditura në detaje mundësitë e përfshirjes së të rinjve të mërgatës, profesionistë, në jetën institucionale të Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik nuk do të mund të realizohej pa kontributin edhe të mërgatës shqiptare anembanë botës. Gjatë okupimit të Kosovës dhe sundimit të regjimit të Millosheviçit, mërgata e organizuar me një solidaritet të jashtëzakonshëm ndihmoi familjet në nevojë, por mbi të gjitha luajti rol vendimtar në ndërtimin e shtetit paralel, internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe sigurimin e përkrahjes së botës demokratike për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Luftës çlirimtare iu bashkuan edhe të rinjtë e mërgatës ku sipas Gërvallës ata jo vetëm që u bënë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por ishin edhe vendimtarë në themelimin e ushtrisë.

“Edhe sot, 23 vjet pas luftës dhe 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë, mërgata luan një rol vendimtar në zhvillimin e vendit. Jo vetëm remitencat, të cilat zbusin dukshëm papunësinë dhe ndihmojnë familjet për të përballuar sfidat jetësore, por edhe investimet e ardhura nga mërgata, e përmes mërgatës, janë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës,” ka thënë Gërvalla.

Ministrja Gërvalla është shprehur se përvoja në shtetet demokratike, mërgatën tonë e kthen në një motor të rëndësishëm të zhvillimit të demokracisë, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të zhvillimit në fushat e arsimit, shëndetësisë, shkencës dhe fusha të tjera të panumërta.

Po ashtu për programet ka folur edhe zëvendësministrja Gashi, e cila ka thënë se e gjithë kjo po bëhet në kuadër të punës së bërë për angazhimin dhe përfshirjen e diasporës në kuadër të Planit qeveritar 2021-2024, që sipas saj, është transferi i dijes në fokus, por edhe ndërlidhja e mërgatës me vendin amë.

Gashi ka theksuar se qëllimi kryesor i platformës  ShijoKosoven.com është një bashkëbisedim aktiv dhe rrugëtim me mërgatën në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika