Muhaxheri pas takimit me Kurtin: Kërkuam më shumë buxhet që t’i përfundojmë projektet

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se aty u diskutuan shumë tema, por brenga e komunave ishte ndarja e buxhetit për këtë vit.

Muhaxheri për EO ka thënë se kërkesat ishin që komunat të kenë më shumë buxhet që të mund t’i përfundojnë projektet e tyre.

“U diskutuan mjaft tema, kryesisht brengat e komunave për buxhetin e vitit 2023, për projektet që janë dalë ose që nuk janë financimet, për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes ministrive dhe për angazhimet që janë për buxhetin e viti 2023 për të filluar procedurat sa më parë”, ka thënë Muhaxheri.

Ndër të tjera, Muhaxheri ka thënë se në këtë takim u dakorduan që gjatë këtij viti t’i mbajnë katër takime.

Madje ai thënë se nga qeveria është premtuar që kryetarëve të komunave do t’u mundësohet që të kenë takime me ministrat ku do të mund të diskutojnë problemet e tyre.

“Kryetarët e komunave kishin kërkesa për më shumë buxhet, për më shumë projekte, për vazhdim të projekteve që kanë mbetur pa u kryer. U përgjigjen edhe ministrat e linjës edhe kryeministri për gatishmërinë që me i mbajt katër takime në vit, edhe kërkoj që Asociacioni i Komunave të përgatisë takime me Qeverinë dhe me ministrat e linjës që t’i diskutojmë problemet”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe tre ministra të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika