Muhaxhiri: Kësaj here kemi bazë të fortë për liberalizim të vizave

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se muajt e ardhshëm mund të jenë vendimtarë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën

Artan Muhaxhiri, analist politik





Analisti politik, Artan Muhaxhiri, është shprehur optimist se së shpejti mund të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.
Muhaxhiri, në emisionin Magazina me Blerina Neziri – Abazi dhe Lirik Sylmetaj, ka thënë se një nga arsyet e liberalizimit të vizave për Kosovën, mund të jetë kërkesa për punëtorë nga shteti i Gjermanisë.

Sipas tij, mërgata kosovare në Gjermani, ka krijuar imazh të mirë në sytë e e shtetit gjerman.

“BE-ja, është një institucion i çuditshëm ndonjëherë di të befasojë për mirë, ndonjëherë për të keq, por mendoj se kësaj here do të ndodhë diçka konkrete sepse i erdhi fundi. Presionet janë të mëdha, por është edhe një kërkesë tjetër, Gjermania ka një kërkesë të madhe për fuqi punëtore dhe kosovarët kanë imazh të mirë si punëtorë, ka me dekada që ekziston mërgata jonë atje, në shumicën e rasteve ka pasur imazh pozitiv, për këtë shkak ekziston një interes i Gjermanisë që të marrë një fuqi punëtore nga Kosova”, ka thënë ai.

Muhaxhiri ka theksuar se në Gjermani po kërkohet lehtësimi i kritereve për punësim, për qytetarët e Kosovës.

“Ka pasur deklarata edhe të politikanëve gjermanë që t’i lehtësojnë edhe kriteret për punësim, sidomos për kosovarët në Gjermani, do të na përputhen interesat. Kësaj radhe kemi bazë të fortë sa i përket çështjes së vizave”, është shprehur Muhaxhiri.

Muhaxhiri ka potencuar se Këshilli i Ministrave e merr vendimin final për liberalizim apo jo të vizave për Kosovën.

Ai bëri të ditur se edhe nëse Kosova e merr dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, duhet të pritet rreth gjashtë muaj të tjerë derisa të plotësohen kriteret burokratike.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika