Mulhaxha-Kollçaku: Shumë mjekë do të kthehen për t’i kontribuuar Kosovës, ne jemi këtu për t’iu krijuar kushte

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në seancën e Kuvendit të enjten ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ka folur edhe për ikjen e mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, në seancën e Kuvendit të enjten ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ka folur edhe për ikjen e mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë.

Duke iu drejtuar deputetëve, ajo ka bërë thirrje që të mos shpërndahet frikë, pasi siç ka thënë, nuk do të ikin të gjithë mjekët.

“Prandaj, ne jemi këtu, që t’ua përmirësojmë kushtet dhe pagat. Do të ikë një numër, sikur që ndodh në rajon dhe në botë. Migrim, thjesht lëvizje për kërkim të kushte më të mira. Por, unë besoj se të gjithë ata do të kthehen siç po kthehen edhe shumë profesionistë të tjerë nga jashtë për t’i kontribuar Kosovës”, ka thënë Mulhaxha-Kollçaku.

Ajo më tej ka përmendur edhe investimet që janë bërë në klinikat e QKUK-së.

“Klinika e Urologjisë për herë të parë pas 22 viteve po rinovohet dhe po investohet në të. Në Ortopedi po funksionalizohet salla e katërt. Lista e pritjes së pacientëve dukshëm do të zvogëlohet”, ka thënë deputetja e LVV-së.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika