Mundësi për studime dhe trajnime për të miturit në Qendrën Korrektuese

Dhjetëra të mitur të cilët për arsye të ndryshme ranë ndesh me ligjin, mbahen në qendrën edukativo-korrektuese për ta në Lipjan. Një prej tyre ka treguar se nga qendra ka nisur studimet në një universitet në Kosovë, përderisa përgjatë qëndrimit gjashtë vjeçar ka kryer edhe disa trajnime. Megjithatë, psikologët sygjerojnë që shteti të merret me këta të mitur, edhe pasi ata të dalin nga qendra korrektuese

Në pranga të Policisë ra si një 16 vjeçar.

Prej atëherë, këtij të mituri i janë bërë gjashtë vite që po mbahet në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Kjo periudhë, ai thotë se i ka ndihmuar që të reflektoj.

“Trajtimi është mjaft i mirë. Mendoj që ka efekt në shumë të mitur dhe stafi e ka bërë detyrën e vet tash dhe në të kaluarën. Jam këtu qe një kohë pak më të gjatë dhe ka pasur shumë ndryshime për të mirë gjatë kohës sa kam qenë këtu”.

Nga këtu, ai ka nisur edhe studimet në një prej universiteteve në Kosovë.

“Vet fakti që unë po ja nisi me i kry disa plane që kam mendu që do t’i kryej kur të dal jashtë, ja kam fillu prej këtu. Shkoj në fakultet, e jepi provimin dhe kthehna. Qëndroj bashkë me studentët e tjerë pa e pasur dikënd duke më përcjellë. Kjo tregon shenja të risocializimit”.

Në këtë qendër edukativo-korrektuese mbahen dhjetëra të mitur, të cilët në forma të ndryshme kanë rënë ndesh me ligjin.

Flaka Ymeri, Zyrtare e Lartë për Punë Sociale ka theksuar se “Trajtimi të cilin e marrin këtu të miturit, me respektimin e rutinës ua krijon një shprehi të mirë të jetës, për të qenë i rregulltë, për t’u zgjuar me kohë dhe për t’iu përmbajtë rregullave të jetës… Edhe programet të cilat ata ndjekin, ua mundësojnë që ata të avancohen për jetën në liri”

Megjithatë, ky trajtim nuk vlerësohet i mjaftueshëm për këta të mitur.

Yll Avdijaj, Psikolog ka theksuar se “Përveq periudhës derisa ata në njëfar mënyre e mbajnë dënimin brenda, mendoj që ndoshta për këta persona duhet të vazhdoj edhe pasi ta kryejnë atë periudhën e dënimit, që të ketë programe riintegruese në shoqëri edhe jashtë burgut”.

Në qendër trajtohen tri kategori të të miturve, të miturit e paraburgosur, fëmijët me masë edukative dhe të miturit e dënuar.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika