“Mundësuan ditë feste për Serbinë”, Krasniqi i fajëson Kurtin e Gërvallen për dështimin në KiE

"Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, janë fajtorë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE dhe mundësuan ditë feste për Serbinë"

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Kryeministri, Albin Kurti, dhe kryediplomatja, Donika Gërvalla, janë bashkëfajtorë për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës, sipas deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqit, teksa shton se të dy ia kanë “mundësuar ditë feste” Serbisë.

Kështu, Krasniqi ka shtuar se Kurti e Gërvalla duhet të japin dorëheqje pas këtyre “dëmeve të mëdha e të pariparueshme” që ia kane shkaktuar të ardhmes euroatlantike të Kosovës.

“Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, janë fajtorë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE dhe mundësuan ditë feste për Serbinë. Këta përfaqësues politikë sot duhet të ndihen të turpëruar dhe të japin dorëheqje, janë të paaftë dhe po shkaktojnë dëme të mëdha e të pariparueshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi, në Facebook.

Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së kësaj mbledhje në Strasburg, për shkak të refuzimit nga Qeveria e Kosovës të kërkesave të Gjermanisë, Francës e Italisë që të bëhen hapa konkret për Asociacionin.

Ndërsa, gjatë ditës kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, ka bërë të ditur se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika