Munishi e komenton ankesën e FFK-së në FIFA ndaj Serbisë

Trajneri i njohur, Ismet Munishi





Trajneri i njohur Ismet Munishi e ka komentuar faktin që Federata e Futbollit të Kosovës i ka kërkuar FIFA-s të hetohet kombëtarja serbe.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini ai tha se “reagimi i FFK-së është i qëlluar. Ne dijmë me i pritë më së miri të gjitha ndeshjet që janë zhvillu në Kosovë, jemi shembull për organizim të ndeshjeve kur luan kombëtarja e Kosovës”.

Munishi po ashtu shtoi “normalisht që kemi të drejtë kur të tjerët nuk i respektojnë këto rregulla, rregullat e fair-play-t janë thy qysh në zhveshtore, trajneri e ka pasë një trajner tejet të ulët, e kemi pa edhe reagimin e futbollistëve se çfarë provokime i kanë bo Granitit, por ai qëndroi stoik, ai qëndroi si luan”.

Kjo është nata e 16- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do të zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.





Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika