IKD: Mungesa e votimit elektronik bën që numërimi i votave të përsëritet në Kuvend, shpeshherë rezultati s’është i qartë

Për shkak të mungesës së votimit elektronik, Naim Jakaj nga IKD tha se shpeshherë ka ndodhur që numërimi i votave të mos jetë i saktë dhe të përsëritet në më shumë se dy herë dhe sërish të mos jetë i qartë në fund rezultati.

Kuvendi i Kosovës

Naim Jakaj, hulumtuesi i lartë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të premten gjatë prezantimit të raportit me titull “Kuvendi i Dështimeve” tha se edhe gjatë vitit 2023 Kuvendi ka vazhduar të përballet me mungesë të thellë të transparencës.

“Që nga publikimi i gjetjeve në Raportin për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022, nuk është bërë lëvizje e duhur dhe pozitive në drejtim të publikimit të të gjitha materialeve me rastin e mbajtjes së një seance parlamentare”, tha Jakaj, raporton BetimiperDrejtesi.

Ndërsa, për shkak të mungesës së votimit elektronik, Jakaj tha se shpeshherë ka ndodhur që numërimi i votave të mos jetë i saktë dhe të përsëritet në më shumë se dy herë dhe sërish të mos jetë i qartë në fund rezultati.

Në anën tjetër, ai tha se Kuvendi vazhdon të mos respektojë Rregulloren e Kuvendit me rastin e publikimit të votës së deputetëve, ku kjo rregullore kërkon që votimi me dorë të bëhet publik menjëherë pas përfundimit të seancës plenare.

Sa i përket paqartësisë së rezultatit të votimit në Kuvendin e Kosovës, ka pasur dyshime edhe për kalimin apo jo të projektligjit për tekste shkollore. Disa deputetë të pozitës dhe opozitës, janë ankuar se projektligji në fjalë nuk ka kaluar në Kuvend, për shkak të mungesës së kuorumit.

Përfaqësuesit e opozitës e kanë quajtur të kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore, derisa kanë kërkuar nga sekretariati i Kuvendit një përgjigje për votën e asaj dite.

Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, administrata dhe  kabineti i kryekuvendarit vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum.

Po ashtu, në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore, për shkak se nuk ka pasur kuorum.

Për të kanë votuar vetëm deputetët e VV-së, katër sa ishin prezentë.

Kryetarja e Komisionit ka bërë me dije se i njëjti është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika