Munishi tregon ekskluzivisht në ‘Duelin Sportiv’ skuadrën e re të Mirlind Dakut

Trajneri i Ferizajt, Ismet Munishi, ka treguar ekskluzivisht në emisionin 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini ekipin e ri të sulmuesit, Mirlind Daku.

Trajneri Ismet Munishi ka thënë se sulmuesi kosovar, Mirlind Daku, ka nënshkruar kontratë  tre vjeçare me skuadrën ruse, Rubin Kazan.

Sipas Munishit, vlera e transferimit është një milion euro e gjysmë.

”Rubin Kazani ka arritur marrëveshje me klubin e Mirlind Dakut. 3 vjet kontratë, vlera e transferimit është një milion euro e gjysmë. Ne këtë futbollist nuk e kemi ftuar në Kombëtare. Daku do të vazhdojë karrierën në Rubin Kazan, do t’i kalojë vetëm testet mjekësore. Kjo është ekskluzive,” tha ai.

Kujtojmë se Daku është pjesë e Osijek. Ai sezonin e kaluar ishte i huazuar te Mura, ku kishte shënuar 19 gola në elitën e futbollit slloven.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika