Murati: Kurti të mos tallet me ne, nëse je kundër Asociacionit duhet të kesh opsion tjetër 

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nëse dikush është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të ketë një opsion tjetër në tryezën e bisedimeve. Ai ka theksuar se nëse opsioni tjetër dëmton interesat e Kosovës, mund të tërhiqet nga qëndrimet e tij. Murati ka ritheksuar se është kundër Asociacionit dhe ka kritikuar politikat populiste dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se dialogu nuk duhet të jetë prioritet i gjashtë apo i shtatë, por duhet të jetë prioriteti i parë

Valon Murati

Nëse je kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të kesh opsion tjetër në tryezën e bisedimeve, ka thënë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Por, thekson Murati, nëse opsioni tjetër dëmton interesat e Kosovës, mund të tërhiqesh nga këto qëndrime.

“Thashë unë jam kundër Asociacionit, por ti duhet të jesh i sinqertë, nëse je kundër se ke një opsion tjetër nga fillimi, e vendos në tryezën e bisedimeve, kërkon që të zgjidhet më një parim tjetër. Ose nëse presioni është aq i madh sa mund ta dëmtojë Kosovën, mund edhe të tërhiqesh, pasi nuk bëhet kiameti nëse tërhiqesh për një moment nga një projekt që konsiderohet i dëmshëm”, ka thënë Murati në “FIVE” të Dukagjinit.

Murati duke ritheksuar se është kundër Asociacionit, ka shtuar se politikat populiste e kanë vendosur Kosovën në pozicion të pafavorshëm.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të tallet duke thënë se dialogu është prioriteti i tij i gjashtë apo i shtatë.

“Unë jam kundër Asociacionit dhe mendoj që do të ishte problematike për shtetin e Kosovës, për konsolidim e tij dhe funksionalitetin, por që çështja është se me këtë lloj politikanësh që kemi në krye e në përgjithësi që i kemi pasur në skenën politike. Kur ti nuk ki opsione tjera, kur ti nuk je aktiv, përkundër që një kohë ta gjatë na kanë lutur bashkësia ndërkombëtare cilat janë opsionet e tua, ata do t’u kthehen opsioneve të cilat i ke nënshkru.

Dhe do të thonë, shiko ne patëm edhe opsione tjera patëm ripërcaktimin e kufijve e mundësi tjera, ti i refuzove, por këtë e keni obligim që nga viti 2013. Dhe ne vendosmi me këto politikat popullsite në pozicion shumë të vështirë, kur vetëm ti vendosësh në presion.

Ndërsa, zoti Kurti e ka pasur gjithë kohën e botës, prej kohës që është bërë kryeministër e të mos tallet me ne që thotë se bisedimet i kam çështje të gjashtë e shtatë prioritet, por të thotë që i kam të parin dhe të futet në ofensivë siç i kërkonte në atë kohë zoti Eskobar, pa vendosur kusht”, ka shtuar Murati.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika