Murati: Me Qeverinë Kurti rritja ekonomike po vazhdon

Ministri i Financave, hekuran Murati ka theksuar se me Qeverinë Kurti ekonomisë i janë shtuar mesatarisht afër një miliardë në vit

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se me Qeverinë Kurti ekonomisë i janë shtuar mesatarisht afër një miliardë në vit.

“Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme. Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”, shkroi ai.

Ai thotë se sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, “gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona”.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika