Murati: Parashikojmë që rritja ekonomike të jetë më e larta në rajon

Ministri i Financave Hekuran Murati

Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qevrisë së Kosovës, Hekuran Murati, ministër i financave, ka folur për buxhetin e Kosovës, për të cilin tha se pritet të rritet si rezultat i rritjes ekonomike.

Sipas tij, në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur rritje të të hyrave prej 20%.

Ai ka thënë se nëse vazhdon ky trend, Kosova mund ta ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

“Korniza afatmesme e shpenzimeve për tri vitet në vijim sapo u miratua, kjo kornizë parasheh se si do të shpenzohet buxheti për tri vitet e ardhshme. Pritet të rritet buxheti si rezultat i rritjes së ekonomike, pra nuk kemi të bëjmë vetëm me një efekt, kemi rritje në tremujorin e parë kemi rritje të të hyrave prej 20%”, ka deklaruar Murati.

Në vitin 2021, sipas ministrit të financave, Kosova do ta kalojë shifrën nominale të GDP-së prej 10 miliardë eurosh.

Rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka deklaruar se janë duke e shikuar mundësinë që ta gjejnë në zgjidhje për problemin e rritjeve të çmimeve të materialeve ndërtimore.

Por, sipas tij, kontratat duhet të respektohen deri në fund, dhe se gjithmonë ka një rrezik të rritjes apo uljes së çmimit të materialeve.

“Mirëpo rreziku i njërës palë shndërrohet në përfitim të palës tjetër. Në rastin real askush nuk do shkonte te komunat të thotë ma rritni çmimin e kontratave se janë ulë çmimet, vetëm se e kishin realizuar të dyja palët. Këtë rrezik e bartin të dyja palët, por si Qeveri jemi duke parë se çfarë mund të bëjmë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ka shtuar se si ministër, ka pasur takime me kryetarë të komunave ku edhe e kanë diskutuar këtë problem.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika