Murati për ndarjen buxhetore: E pavërtetë që ka favorizime të komunave, analiza e GAP-it është dezinformim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka cilësuar si dezinformatë analizën e Institutit për Studime të Avancuara (GAP), mbi ndarjet buxhetore për komunat

Ministri Hekuran Murati ne Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka cilësuar si dezinformatë analizën e Institutit për Studime të Avancuara (GAP), mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024 për komunat.

Sipas analizës së GAP-it për ndarjet buxhetore, konsiderohet se Qeveria e Kosovës ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga LVV-ja. Mbi 13 milionë janë ndarë për katër komunat që i udhëheq partia në pushtet – Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime.

“Kjo është e pavërtetë. Nëse qëllimi i atij raporti ka qenë dezinformimi i qytetarëve, mund të them se ia kanë arritur. Është e pavërtetë që ka dallim apo favorizim të komunave. Bëhet fjalë për 13 milionë euro nga 860 milionë euro investime kapitale. Çka nuk trajton ajo analizë është edhe fakti që edhe projektet e reja i merr vetëm sipas kodit”, ka thënë ministri Murati.

“Ai raporti që është prezantuar nga shoqëria civile, e sidomos është përdorur nga opozita, thotë që investimet e reja aty janë zero, pavarësisht se janë shtuar 4.9 milionë euro. E këtu kemi edhe shumë projekte të reja që kanë të bëjnë me projekte që jo domosdo ekzekutohen përmes buxhetit”, shtoi ai.

Murati ka thënë se për vitin 2024, buxheti i ndarë për komunat është 745 milionë euro.

Sipas tij, kjo ndarje përcaktohet në bazë të formulës, kryesisht për kokë banori, por edhe për numër të nxënësve dhe numër të personave mbi 65-vjeç, kur është puna për grantin e shëndetësisë.

“Pra, janë 745 milionë euro, nga të cilat 640 milionë euro janë grant qeveritar dhe vetëm 105 milionë janë të hyra vetanake të komunave. Dhe këto 640 milionë euro u ndahen komunave në bazë të numrit të banorëve. Për më tepër, Prishtina ka marrë edhe 17 milionë euro shtesë për shkak se është kryeqytet, ndërkaq është edhe Obiliqi i cili i merr edhe 5 milionë euro shtesë në kuadër të ligjit që sheh kompensimin për ndotjen e ambientit që i bëhet për shkak të ndodhjes së KEK-ut aty”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika