Murati për pagat: Paraja publike duhet të shpenzohet në bazë të ligjeve

Ministri i Financave, Murati në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit ka thënë se komunat duhet të dorëzojnë listat që e konfirmojnë kompensimin e orëve të humbura mësimore, sepse sipas tij paraja publike duhet të shpenzohet në bazë të ligjeve

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Ministri i Financave, Hekuran Murati në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit ka thënë se është një proces që shkon në përputhje me rregulloren e brendshme të thesarit dhe Ministrisë së Financave gjersa ka shtuar se punëtorët me të hyrë në grevë do të duhej ta kishin të qartë se “nuk do të paguhen pa punuar”.

Ai ka thënë se komunat duhet të dorëzojnë listat që e konfirmojnë kompensimin e orëve të humbura mësimore nëse dëshirojnë ekzekutim të pagave.

Murati ka thënë se paraja publike duhet të sigurohet se shpenzohet sipas ligjeve.

“Shpenzimi i parave publike thotë që paratë publike do të miratohen vetëm nga fondet e alokuara në përputhje me aktet ligjore”.

Sipas tij, Ministria e Financave dhe thesari parandalon kur ka kërkesa që të bëhen shpenzime kundër ligjeve.

“Ligji për grevat e thekson qartë se në kohën kur punëtorët janë në grevë pra nuk mund të paguhen pa punuar”.

Ndërsa për këtë, Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria nuk është punëdhënës i personelit paraunversitar, por siç thotë ai, punëdhënësi me ligjin për vetëqeverisje lokale, këtë përgjegjësi e ka komuna.

Tahiri për mosekzekutimin e pagave: Po bëhet një ndëshkim kolektiv





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika