Murati priti në takim vajzën e Madeleine Albright, nuk mungojnë premtimet për bashkëpunim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur në takim të martën e 18 tetorit Shefen Ekzekutive të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Alice Albright apo ndryshe vajza e Madeleine Albright, të cilën e ka falënderuar për mbështetjën e vazhdueshme të qeverisë amerikane në fushën e energjisë, ndërsa kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim për zbatimin e marrëveshjes së energjisë





Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur të martën e 18 tetorit në takim Shefen Ekzekutive të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, Alice Albright, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikanë në fushën e energjisë.

Ministri Murati gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, ndërsa në anën tjetër edhe drejtoresha Albright, u shpreh se një investim i tillë në Kosovë po bëhet në kohën e duhur, pasi sipas saj zhvillimet e fundit tregojnë se ka një krizë globale energjetike.

Në këtë takim Ministri Murati, ka theksuar se ministria që ai drejton mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projektit Kompakt, i cili ka rëndësi për sektorin energjetik në vend.

Tutje, në postimin e Ministrisë së Financave thuhet se drejtoresha Albright ka shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim të afërt drejt zbatimit sa më të shpejtë të marrëveshjes dhe ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së grave në fushën e energjisë.

“Znj.Albright shprehu gatishmëri të plotë për bashkëpunim të afërt drejt zbatimit sa më të shpejtë të marrëveshjes, dhe theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në fushën e energjisë, siç edhe parashihet me programin Kompakt”, thuhet në postim.

Vlen të theksohet se Programi Kompakt zbatohet në kuadër të marrrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe kap një vlerë prej 236.7 milionë dollarë amerikan.

 





Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika