Murati: Sistemi i kapur i drejtësisë po i lufton ministrat e Kurtit me spektakle nga asgjëja

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit dhe të korrupsionit por “mbrojtjen e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet”

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit dhe të korrupsionit, por “mbrojtjen e kastës së vjetër kriminale, me shpresën që një ditë ajo kastë do të kthehet”.

“E për ta bërë më të lehtë kthimin e kastës së vjetër, sistemi i kapur i drejtësisë po luftojnë me çdo mjet ministrat e Qeverisë Kurti, duke u munduar të bëjnë spektakle nga asgjëja”, ka shkruar Murati.

Fillimisht, reagimin e tij ministri Murati e filloi me ish-ministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi nga NISMA, i cili të premten në një intervistë ka diskutuar për rezervat shtetërore.

“Në fund të vitit 2020, Nja 10 ditë pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur Qeverinë Hoti të paligjshme, Vesel Krasniqi duke u bazuar në një udhëzim administrativ poashtu të paligjshëm, kishte marrë vendim për caktimin e një operatori ekonomik “për shenjimin e naftës”. Vendimi ishte marrë me 30 dhjetor, një natë para natës së Vitit të Ri”, ka shkruar Murati.

Ministri i Financave ka kujtuar që dhe vendimi për shpronësimin e rrugës Kijevë-Zahaq nga Qeveria Haradinaj ishte marrë me 31 dhjetor 2019, dhe se dy javë më vonë, më 14 janar 2021, Vesel Krasniqi “nënshkruan kontratë 5-vjeçare me të njëjtën kompani, për t’i dhënë kompanisë monopol në shënjimin e naftës”.

“Pra e njejta kastë politike që kishte krijuar monopolin e homologimit, po krijonte edhe një monopol tjetër në tregun e naftës, që do të ngarkonte qytetarët me barrë shtesë financiare, për çdo litër naftë që blejnë. Kujtojeni se si po kjo kastë që krijonte monopole zhvatëse, kur ne e bëmë Ligjin për Çmimet Tavan për të bërë çmimin e bukës më të përballueshëm, e çuan ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Sidoqoftë, me të marrë mandatin Qeveria Kurti, me datë 3 maj 2021, Ministria që drejton Rozeta Hajdari kishte dorëzuar kallëzim penal për këtë rast në Prokurorinë Speciale. A e dini se çka ka bërë Prokuroria Speciale që nga ajo ditë e deri më sot, për më shumë se dy vite? Asgjë”, ka thënë Murati.

Sipas tij, me këtë rast po merret prokurori Milot Krasniqi, dhe se përkundër faktit që kallëzimi penal përmbante të gjitha dëshmitë e nevojshme për të ngritur aktakuzë ndaj Vesel Krasniqit, Prokuroria Speciale “nuk bëri asnjë hap deri më sot”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika