Murati thotë se opozita me çdo kusht dëshiron ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se deputetët e opozitës “janë të vetmit që po e shkelin Kushtetutën pasi nuk po marrin pjesë në seancën e zgjidhjes së presidentit”.

Murati ka shkruar në Facebook, se opozita ka refuzuar disa oferta të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje për arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas tij, opozitës i është ofruar mundësia që të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, por kjo ofertë nuk është pranuar. Ai shtoi se u është kërkuar gjithashtu që të propozojnë tre kandidatë konsensualë për president, por, sipas tij, nuk është paraqitur asnjë emër.

Ai ka ngritur pyetjen se pse opozita, sipas tij, po synon që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“Propozuam znj. Feride Rushiti, një profesioniste e shquar dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht, e cila do t’i bënte nder vendit si Presidente, dhe opozita përsëri nuk merr pjesë. Pse me çdo kusht opozita po dëshiron ta dërgojë përsëri vendin në zgjedhje?”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika