Mushkolaj pas reagimit të Kurtit për vrasjen e 35-vjeçares: Edhe në tragjedi, përpiqet të marrë poena politikë

Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se një kryeministri nuk i takon vajtimi, por të marrit vendime. Krahas kësaj, ai ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar një neglizhencë në këtë sektor





“Kryeministri na thurr vargje vajtimi që nuk i takojnë një kryeministri, kryeministri është për të marrë vendime, nuk është për të vuajtur…është jashtëzakonisht shqetësuese sesi e ndërlidh pastaj.. dy shqiptarë më pak do të jenë duke menduar armiqët tanë. Edhe në këtë tragjedi, përpiqet të marrë poena politikë dhe mundohet ta mbështjellë me një folklorizëm, me njëfarë nacionalizmi të shpifur që e ka si specialitet me vite me radhë”.

Kështu ka deklaruar Imer Mushkolaj për reagimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, temë e cila krahas mediave të Kosovës, zë vend edhe me detaje dhe lidhje direkte në studion e “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

“Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, kishte deklaruar Kurti pak minuta më parë.

Mushkolaj cilëson se kryeministri Kurti nuk ka për prioritet të tijin sektorin e shëndetësisë në Kosovë, gjersa numëron raste të neglizhencës së tij në këtë drejtim.

“Po na flet kryeministri që prej 6 nëntorit kur ka dhënë dorëheqje Rifat Latifi, nuk e ka caktuar ministrin e Shëndetësisë. Po na flet kryeministri i cili po brengoset për gjendjen në shëndetësi dhe QKUK e mediat çdo ditë të lume raportojnë raste të pacientëve që vuajnë në këto institucione”, ka deklaruar Mushkolaj.

Gruaja shtatzënë, e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së për Radio Dukagjini.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika