Musliu nuk e pranon dhuratën e Kurtit: I la pa proteza invalidët e UÇK-së

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu nuk e ka pranuar dhuratën e kryeministrit Albin Kurti për fundvit, duke thënë se rolin e kryeministrit e ka shndërruar në babadimër dhe që sipas saj për një vit ka tentuar të poshtëroj e denigroj deputetët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga një dhuratë për fundvit.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një videoje të postuar.

Në këtë video, Musliu ka thënë se kryeministri Albin Kurti është shndërruar në një babadimër, dhe siç është shprehur ajo, për një vit rresht është tallur me deputetët.

“Kurti ka dashur t’i ëmbëlsojë deputetët me nga një çokollatë dhe nga një zarf urimi për fundvit. Albin Kurti, i cili rolin e kryeministrit e ka shndërruar në babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tentoi të poshtërojë e t’i denigrojë deputetet, paska zgjedhur që me para të qytetarëve të na dhurojë dhurata për vitin e ri”, ka thënë Musliu.

“Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti, i cili i la pa protezat invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj sot ia ktheva personalisht dhuratën”, ka thënë deputetja Ganimete Musliu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika