Musliu – Shoshi dhe Bogujevci marrin pjesë në takimin e APKiE-së, takojnë kryeministren e Lituanisë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kanë marrë pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE). Ato janë takuar edhe me kryeministren e Lituanisë, Ingrida Šimonyte

Pamje nga takimi

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, kanë marrë pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE).

Musliu – Shoshi ka thënë se janë takuar me kryeministren e Lituanisë, Ingrida Šimonyte, ku sipas deputetës, pasi ky shtet do të ketë Presidencën e Komitetit të Ministrave, shkëmbimi i pikëpamjeve me ministrin e Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis, ishte i rendësisë së veçantë për Kosovën.

“Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Ajo e ka falënderuar presidentin e APKiE-së, Theodoros Rousopoulos dhe kryetaren e Seimas, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika