Mustafa: PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Arben Mustafa, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë disa kandidatë të denjë për postin e presidentit.

Ai theksoi se PDK mund të ofrojë jo vetëm një, por shtatë emra që, sipas tij, do t’i shërbenin Republikës së Kosovës me dinjitet të lartë në këtë funksion.

Megjithatë, Mustafa ka theksuar se nuk do të bëjnë propozime pa një marrëveshje politike paraprake.

Sipas tij, kërkesa e PDK-së është e qartë, presidenti duhet të zgjidhet nga propozimet e kësaj partie, ndërsa emrat konkretë do të prezantohen vetëm pasi të arrihet një marrëveshje politike.

Mustafa shtoi se PDK nuk do të propozojë kandidatë që nuk mund të përfaqësojnë me dinjitet institucionin e presidentit.

“Jo, jo marrëveshja që e kemi kërkuar është e qartë, ta bëjmë një marrëveshje që presidenti të zgjidhet prej propozimeve të PDK, pastaj emra sigurisht që ne jemi parti që kemi përgjegjësi të madhe për këtë shtet nuk japim emra që nuk mundem me i shërbye me dinjitet pozicionit të presidentit”, ka deklaruar Mustafa në Debat Plus.

Të fundit nga rubrika