Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se zgjedhja e presidentit të vendit mund të realizohet vetëm përmes një marrëveshjeje ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Sipas tij, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, është e domosdoshme që palët politike të ulen dhe të dakordohen për një kandidat të përbashkët, i cili do të ishte i pranueshëm dhe pa anime politike.

“Në qoftë se dëshirojmë zgjidhje, ose në qoftë se jemi të gatshëm edhe si pozitë edhe si opozitë ta bëjmë presidentin, atëherë duhet të ketë hapësirë për marrëveshje. Domethënë duhet të ulen pozita dhe opozita, të merren vesh bashkërisht për një personalitet, mos ta thjeshtoj për një personalitet i cili kishte me e kry këtë punë pa anime politike”, ka deklaruar Mustafa.

I pyetur lidhur me mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Mustafa ka refuzuar të komentojë, duke theksuar se nuk ishte momenti për të trajtuar këtë çështje.

“Do t’ju kërkoj falje, sepse sot është krejt një temë tjetër. Nuk do të dëshiroja që sot këtë çështje që e kemi hapur këtu në Akademi ta ndërlidh me emra konkretë, kush synon e kush çka ka bërë të mbarën. Mund ta shfrytëzojmë ndonjë rast tjetër që unë të jap qëndrimin tim politik”, është shprehur ai.

Ndërkaq, sa i përket mungesës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në promovimin e një libri, Mustafa ka thënë se pjesëmarrja ka qenë e hapur për të gjithë.

“Për ftesat e këtij libri, ne kemi pasë atje përpara ftesë publike, kështu që kanë ardhë ata që kanë dashtë me ardhë, me të cilët ne kemi punuar një kohë të gjatë”, ka deklaruar Mustafa. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika