Myftiu Tërnava: Mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme, pasi kanë mision të shenjtë

Greva në arsim është bërë temë e cila ka nisur t’i preokupojë edhe bashkësitë fetare pas dështimit të dialogut social në mes të Qeverisë dhe Këshillit Grevist. E për ketë çështje ka reaguar dhe i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, i cili ka thënë se greva duhet të ndërpritet dhe kërkesat e mësimdhënësve të plotësohen, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë e zhbllokimit të institucioneve të shtetit

I pari i Bashkësi Islam të Kosovës(BIK), Naim Tërnava

 





I pari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë thirrje që greva të përfundojë dhe procesi mësimor të fillojë, po ashtu t’i plotësohen mësimdhënësve kërkesat e tyre, sepse sipas tij ata bëjnë punë të shenjtë.

Sipas Tërnavës, Qeveria e Kosovës duhet ta miratojë Ligjin e Pagave në mënyrë që të krijohen kushtet për fillimin e procesit mësimor.

“Mbështesim kërkesën e mësimdhënësve për pagë të dinjitetshme, pasi kanë mision të shenjtë. Thërras SBASHK-un që për hir të misionit që bartin mbi vete, sot ta ndërpresin grevën dhe nesër fëmijët tanë t’u kthehen bankave shkollore, aty ku e kanë vendin”, ka bërë thirrje Tërnava.

“Ndërsa, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta miratojë sa më parë Ligjin e Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve. Të gjithë jemi të bindur se nuk është koha për përplasje e barrikadim, por unitet veprues”, ka shtuar ai.

Përveç SBASHK-ut, Tërnava, u ka bërë thirrje edhe sindikatave të shërbyesve që ta ndërpresin grevën dhe të kthehen në vendin e punës. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që institucionet e shtetit të zhbllokohen.

 





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika