Nagavci: 32 zyrtarëve serbë u është ndaluar pagesa

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të enjten në seancën e Kuvendit, ka bërë të ditur se është ndalur pagesa për tridhjetë e dy zyrtarët serbë, të cilët, sipas saj, kishin marrë pagë pa dalë fare në punë.

Ajo, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se shuma me të cilën janë paguar deri tani e arrin shifrën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas saj, zyrtarët e lartcekur janë arsyetuar duke thënë se për vite me radhë askush nuk i ka kontaktuar t’u kërkojë ndonjë punë.

“Pagesa e 32 zyrtarëve të komunitetit serb si zyrtarë të ish-mbrojtjes civile, në vlerë prej 135 mijë e 760 eurove, ashtu siç besoj jeni në njohuri, janë ndaluar pagesat për këta zyrtarë dhe të gjithë janë lajmëruar në MASHT dhe kanë thënë se gjatë gjithë këtyre viteve askush, asnjëherë, nuk i ka kontaktuar dhe nuk ka kërkuar asnjë punë dhe përgjegjësi nga ta”, ka deklaruar ministrja Nagavci.

Me datën një shkurt të këtij viti, zëvendësministri i MASHT-it, Dukagjin Pupovci, para komisionit kishte bërë të ditur se ekzistojnë 32 zyrtarë serbë, të cilët kishin marrë pagë pa punuar as edhe një ditë të vetme.

Po ashtu, ai kishtë bërë të ditur se, të njëjtit, nuk i kishin ndjekur konkurset publike, dhe se shumica dërrmuese e tyre kishin vetëm shkollën e mesme të mbaruar.

Ndërkaq, në seancën e së enjtes, Ministrja Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se pas një auditimi të brendshëm, janë gjetur shkelje të ndryshme në disa prej universiteteve publike, të cilat, sipas saj, janë raportuar tek organet e hetuesisë dhe krimeve ekonomike.

Ministrja ka marrë kritika nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për mungesë në raportimet para komisioneve.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika