Nagavci njofton se nga 160 çerdhe të premtuara, katër prej tyre janë përfunduar

Gjatë kësaj periudhe në 24 komunat e Kosovës janë 4 çerdhe të përfunduara, 26 çerdhe janë në proces të ndërtimit, janë bërë 6 adaptime të shkollave dhe renovime të çerdheve dhe 8 çerdhe janë në proces të tenderimit, ka njoftuar ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Në konferencën për medie të thirrur nga Ministria e Arsimit lidhur me ndërtimin e çerdheve të reja, ministrja Arbërie Nagavci tha se për vitin e ardhshëm, në 14 komuna të vendit do të fillojë ndërtimi i tyre.

“Ne tashmë për vitin 2024 kemi parashikuar për së paku 14 komuna ndërtimin e çerdheve”, tha Nagavci.

Përderisa, siç tregoi ajo, vetëm gjatë kësaj jave do të vendosen gurë themelet e tri çerdheve të reja në Podujevë, Deçan dhe Prizren.

Tutje, gjatë prezantimit për ndërtimin e çerdheve për periudhën e vitit 2021-2023, sipas ministres, gjatë kësaj periudhe në 24 komunat e Kosovës janë 4 çerdhe të përfunduara, 26 çerdhe janë në proces të ndërtimit, janë bërë 6 adaptime të shkollave dhe renovime të çerdheve dhe 8 çerdhe janë në proces të tenderimit, shkruan Kallxo.com.

Sipas Nagavcit, nga marrja e mandatit të tyre numri i çerdheve në komunat e Kosovës është rritur dukshëm.

“Kemi diku 850% më shumë çerdhe në proces të ndërtimit ose të ndërtuara për periudhën 2021-2023 sesa në periudhën  2003-2020” – tha tutje Nagavci.

Ajo shtoi se për ndërtimin e çerdheve të reja ka buxhet të mjaftueshëm, mirëpo, sipas saj, ata kanë probleme me mungesë të përcaktimit të lokacionit nga komunat.

“Ne kemi buxhet të mjaftueshëm në dispozicion, na nevojitet që komunat të identifikojnë lokacionet”- tha ministrja.

Qeveria Kurti kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve në vend gjatë mandatit 4-vjeçar.

Aktualisht, në pushtet qeveria ka shënuar gati 3 vjet.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika