Nagavci për ndërlidhjen e tregut të punës me arsimin: Nga ky vit nis gjurmimi i të diplomuarve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka lajmëruar se, që nga ky vit mësimor, në kuadër të reformave të planifikuara në arsim, do të nisë gjurmimi i të diplomuarve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

“MAShTI nga ky vit mësimor do të fillojë me gjurmimin e të diplomuarve në shkollat profesionale dhe në Qendrat e Kompetencës, si reformë kyçe për të kuptuar se cilat janë kërkesat e tregut të punës, cila është relevanca e profileve të studimit me vendin e punës”.

Kështu ka shkruar në Facebook, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Sipas saj, gjurmimi i të diplomuarve do të ofrojë për herë të parë evidencë, e cila do të udhëzojë rishikimin e profileve të studimeve të shkollave profesionale dhe do të rrisë përgjegjësinë në shkollë për një ofertë më cilësore të studimeve.

“Ndërlidhja me tregun e punës fillon kur të kuptojmë se ku nis rrugëtimi i studentëve tanë pas diplomimit. Jemi të përkushtuar për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës dhe ky përkushtim tashmë do të marrë trajtën e duhur”, shtoi ajo.

Ndërkaq, më 21 maj të vitit 2022, Nagavci, kishte njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Zyrën e Kryeministrit dhe disa institucione të tjera kanë iniciuar themelimin e Forumit Nacional për përcjelljen e situatës së sigurisë në shkolla.

Sipas Nagavcit, me këtë hap do të synohet rritja e mirëqenies dhe sigurisë në shkollat e Kosovës.

Përveç sigurisë në shkolla, sipas të parës së arsimit, ky forum do të shërbejë edhe për të rritur cilësinë në arsim.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika