Nagavci takohet me ministren e Arsimit në Izrael, bisedojnë për bashkëpunim në nivel të universiteteve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka takuar ministren e Arsimit të Izraelit, me të cilën, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit të universiteteve nga të dyja vendet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit të Izraelit, Yifat Shasha-Biton





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të hënën e ka takuar homologen e saj nga Izraeli, Yifat Shasha-Biton, me të cilën, ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e arsimit.

Përmes një njoftimi, Nagavci ka bërë të ditur se temë kryesore e këtij takimi ka qenë bashkëpunimi në mes të universiteteve nga Kosova dhe Izraeli.

“Temë kryesore e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes universiteteve nga Kosova dhe Izraeli, me ç’rast u pajtuam që të kemi veprime konkrete në lidhje me këtë”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja Nagavci ka kërkuar nga Qeveria e Izraelit mbështetje për siguri në shkolla.

“Po ashtu, kërkova mbështetje nga qeveria izraelite për sigurinë në shkolla, përfshirë mbrojtjen e të dhënave të shkollave, sigurinë e fëmijëve në internet, si dhe dërgimin e ekspertëve të cilët do të ndihmojnë shkollat në Kosovë, në aspektin e rritjes së sigurisë në përdorimin e internetit”, ka thënë Nagavci,

May be an image of 2 people and people standing
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Arsimit të Izraelit, Yifat Shasha-Biton

Nagavci, po ashtu, bëri të ditur se do t’i shikojë mundësitë e dërgimit të nxënësve nga Kosova për në Izrael.

“Duke rikujtuar vizitën e nxënësve nga Izraeli në Kosovë, theksova se do të shikohen mundësitë e dërgimit të nxënësve nga Kosova në Izrael, me qëllim të përfitimit të dyanshëm në aspektin kulturor e edukativ”, ka shkruar Nagavci.

“Aktualisht janë 4 nxënës që studiojnë në shkollat e mesme – Givat Haviva dhe EMIS, andaj theksova se jemi të interesuar të kemi prezencë më të madhe të studentëve tanë që studiojnë në Izrael”, ka vijuar ajo.

Ministrja e Arsimit në Izrael, Yifat Shasha-Biton, u shpreh se e mirëpret hapjen e rrugës së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit në Kosovë, me shpresën se do të ketë veprimeve konkrete në këtë drejtim.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika