Nagavci thotë se janë duke u trajtuar pretendimet për “shkelje në konkursin e UP-së për staf akademik”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në lidhje me rekrutimin e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës ku pretendohet se ka pasur shkelje procedurale e përmbajtësore në konkursin e fundit, ka thënë se dikasteri të cilin e udhëheq në bashkëpunim me UP-në ka filluar që të trajtojë me profesionalizëm dhe paanshmëri këto pretendime.

“Kohët e fundit kemi pranuar me shqetësim një numër ankesash dhe adresimesh në forma të ndryshme të pretendimeve për shkelje procedurale dhe përmbajtësore, nga kandidatët e konkursit për staf akademik në Universitetin e Prishtinës. Duke respektuar në plotni pavarësinë institucionale të UP-së, kemi kërkuar që këto pretendime të trajtohem me profesionalizëm dhe paanshmëri nga mekanizmat e brendshëm të Universitetit”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Pa u ndalur në detaje dhe raste specifike, Nagavci ka thënë se janë duke i marrë me shqetësim pretendimet e kandidatëve me kredenciale të larta akademike dhe profesionale, me numër të madh të publikimeve në revista të indeksuara ndërkombëtare, numër të madh të citimeve dhe me “H-faktor” shumë të lartë, “e të cilët rezulton se nuk janë përzgjedhur nga strukturat e brendshme të UP-së në konkursin e fundit”.

Ajo pret që këto raste të pretenduara të trajtohen me kujdes, në mënyrë meritore dhe me transparencë të plotë nga organet e UP-së, dhe të adresohen nga komisione të kualifikuara, me kredenciale akademike dhe kredibilitet për t’i trajtuar ankesat e parashtruara.

“MAShTI është në pritje të reflektimit dhe trajtimit nga mekanizmat adekuatë brenda institucional, të cilët do të trajtojnë këto ankesa me seriozitet dhe profesionalizëm të lartë, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare. Bashkëpunimi ministri-universitet është i lidhur ngushtë me zbatimin e akteve ligjore dhe rregullativave të brendshme, prandaj edhe reflektimi mbi këto ankesa mbetet i domosdoshëm”, ka vijuar ajo.

Në drejtim të përmirësimit të praktikave të instaluara, Nagavci beson se me statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “do të rregullohet sistemi i rekrutimit të stafit në bazë të meritokracisë, do të hapet për kuadro elitare, do të ndalohen praktikat e nepotizmit dhe do hapen mundësitë për angazhim pa pengesa të stafit akademik nga mërgata”.

Tutje, ajo ka theksuar se MAShTI inkurajon të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës që të hapen, duke mundësuar kështu rekrutim të jashtëm të personave të kualifikuar dhe të cilët janë të interesuar të kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë.

“Rekrutimi i stafit akademik bazuar në meritokraci mundëson garë të brendshme, rrit numrin e publikimeve shkencore dhe cilësinë e mësimnxënies, duke garantuar kështu arritje të rezultateve të të nxënit dhe avancim të performancës së institucioneve”, ka përfunduar Nagavci.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika