Nasim Haradinaj s’lirohet nga burgu, vendimi merret pas rishqyrtimit të raportit për sjelljen

Ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, nuk është liruar me kusht nga burgu i Hagës, ashtu si ish-kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati

Nasim Haradinaj para gjykatës në Hagë.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, ka njoftuar se do të shqyrtojë mundësinë e modifikimit të dënimit të Nasim Haradinaj për lirimin e tij me disa kushte.

Siç thuhet në komunikatën për media, ky vendim është marrë pasi ajo më parë ka kërkuar një raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt gjatë periudhës së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se edhe pse veprat penale për të cilat Haradinaj u dënua janë të rënda, gjykatësja Trendafilova ka theksuar se ka disa faktorë që mund të favorizojnë modifikimin e dënimit të tij.

Lexo edhe: Gjykata Speciale konfirmon lirimin e Gucatit

“Kryetarja mori parasysh se megjithëse veprat penale për të cilat z. Haradinaj u dënua janë padyshim të rënda duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që mund të peshojnë në favor të modifikimit të dënimit të tij. Kryetarja gjithashtu vuri në dukje shprehjet e keqardhjes prej z. Haradinaj gjatë seancës gojore dhe zotimit të tij për moskryerjen e veprimeve të tjera që mund të karakterizohen si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”, thuhet në komunikatën për media të DhSK-së.

Ajo ka theksuar shprehjet e keqardhjes dhe zotimin e tij për moskryerjen e veprimeve të tjera që mund të karakterizohen si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Sidoqoftë kryetarja theksoi se z. Haradinaj ka precedentë disiplinorë në Njësinë e Paraburgimit (NJP). Rrjedhimisht, kryetarja gjykoi se megjithëse z. Haradinaj ka ndërmarrë disa hapa drejt rehabilitimit, ka ende vend për përmirësim. Për këtë arsye kryetarja urdhëroi Administratoren që të paraqesë raport në lidhje me sjelljen e Haradinajt në NJP në të ardhmen brenda një periudhe të caktuar në kontekst të vendimit mbi modifikimin e dënimit të tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Vendimi mund të lexohet këtu në faqen e DHSK-së në internet.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika