Ndalimet e Specialës, të ligjshme apo jo?

Pas lirimit të Sami Lushtaku nga EULEX-i u pretendua nga avokati i tij se telefoni dhe ndalimi i tij u bë jashtëligjshëm. Në ndërkohë, njohës të funksionimit të Gjykatës Speciale thonë se me rregullore të saj parashihet një veprim i tillë, por ata gjithashtu theksojnë mungesën e transparencës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

Brenda zyrave të EULEX-it u mbajt për më shumë se një orë.

Bëhet fjalë për ish-gjeneralin e UCK-së, Sami Lushtaku i cili u ndalua mbrëmjen e së premtes, dhe u intervistua, derisa më pas edhe iu sekuestrua telefoni.

Për veprimin e fundit ndaj Lushtakut, avokati i tij tha se u bë në kundërshtim me ligjin.

Por, monitoruesi i punës së Speciales, avokati, Amer Alia po thotë se kjo është brenda kompetencave të gjykatës dhe se nuk është hera e parë që po ndodhë një gjë e tillë.

“Besoj që këto veprime janë në kuadër të rregullores së procedurës së provave, tani ne në detaje nuk jemi të informuar mbi arsyet e konfiskimit dhe besoj që avokati ka qenë i njoftuar sigurisht që me vendimin e Gjykatës në rast se është lëshuar, nëse ka qenë urdhër i drejtpërdrejt i Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, tha Amer Alija, avokat.

Avokatja e akredituar nga Dhomat e Specializuara, Fehmije Gashi-Bytyqi po thotë se ekziston një procedurë për sekuestrimin e telefonit ndonëse vë theksin tek mostransparenca e ZPS-së për këtë rast.

“Lidhur me faktin që i është sekuestruar telefoni, sigurisht me urdhër të Prokurorit megjithatë është një procedurë që brenda 30 dite duhet Prokuroria t’i drejtohet Gjykatës që të vendoset sekuestrimi i përkohshëm dhe të paraqiten arsyet se për çka ka ndodhur, por në rastin e z. Lushtaku nuk jam në dijeni”, tha Fehmije Gashi – Bytyqi, avokate.

Kujtojmë që këtë javë, Zyra e Prokurorit të Specializuar i është rikthyer bastisjeve në Kosovë.

Të enjten cak ishte shtëpia e ish-komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sylejman Selimi, si i dyshuar për pengim të drejtësisë.

Për disa orë, zyrtarë të ZPS-së, të asistuar nga EULEX-i kanë kryer kontrolle në shtëpinë e Selimit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika