Ndalimi i Trajkoviq në Merdar – Ministri Rashiq kërkon ndihmë nga Qeveria e Kosovës

Ministri për komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t'u dërgojë shkresa anëtarëve të QUINT-it që të bisedojnë me kolegët e tyre në Beograd, në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për kthimin në Serbi të këshilltares së tij, Rada Trajkoviq e cila ka disa orë që është ndaluar në pikën kufitare në Merdar

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe kabineti qeveritar që të gjejnë një mënyrë që t’ia mundësojë këshilltares së tij, Rada Trajkoviq, të kthehet në Serbi, e cila ka disa orë që është ndaluar në pikën kufitare në Merdar.

Ministri Rashiq, këto ka thënë se i ka adresuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Dje, këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Beogradit në vendkalimin kufitar në Merdar është ndaluar 4 orë në hyrje. Arsyeja e ndaljes është thënë sepse ka pasur takime me diplomatë të ndryshëm si me ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier”, ka deklaruar Rashiq.

“Prapë është ndaluar dhe deri në këto momente kur po flas, është ende e ndaluar atje. Atje është që 14 orë, i kanë marrë dokumentet dhe ajo pret për aprovim për të lëvizur”.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, ministrat dhe përkatësisht nga ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, që dërgojnë shkresa e informata anëtarëve të QUINT-it që të bisedojnë me kolegët e tyre në Beograd, që në mënyrë të civilizuar, të gjejnë zgjidhje e të mos përsëriten situata të tilla.

Ndër të tjera, ai e ka cilësuar këtë si akt të turpshëm, duke thënë se Trajkoviq “e ka sëmundjen e diabetit, është e moshuar, është duke e kaluar një periudhë të vështirë dhe se i nevojiten rregullisht insulina”.

Ai ka falënderuar policinë kufitare që ka dërguar artikuj dhe i ka blerë insulinë, duke theksuar se është gjest shumë i mirë i saj.

Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, është ndaluar nga policia serbe derisa ajo po kthehej në Serbi.

Ajo ka shkruar se ka disa orë që nuk i është ofruar ushqim, ujë apo ilaçe që i nevojiten.

“12 orë në linjë administrative rrugës nga Kosova. Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç, pa arsye. Gjithë natën, në mes të dimrit, në makinë. Dokumentet e konfiskuara, pa komunikim. A do të reagojë dikush ndaj kësaj torture?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, të enjten, Trajkoviq u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin administrativ Merdar, gjatë hyrjes në Kosovë.

Pastaj me t’u kthyer në Serbi, ajo u ndalua përsëri në kufi, ku ende është e ndaluar aty, sipas saj, pa arsye.

Trajkoviq gati 12 orë e ndaluar në hyrje të Serbisë, thotë se po torturohet nga autoritetet serbe

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika