Ndalin fëmijët nga shkolla në Budakovë, shkas mungesa e transportit

Në fshatin Budakovë të Suharekës janë afër 22 nxënës që tash e dy ditë nuk po vijojnë procesin mësimor. Shkas për këtë është bërë kërkesa e prindërve që t’iu mundësohet transporti. Për RTV Dukagjinin ata kanë rrëfyer se janë më shumë se tri kilometra që duhet të kalojnë këmbë, derisa në Komunë premtojnë zgjidhje

Është mesi i ditës, ora kur këta fëmijë do të duhej të ishin në bankat e shkollës, por tash e dy ditë kjo rutinë për  ta ka ndryshuar.

Në shenjë proteste për moszgjidhjen e çështjes së transportit për fëmijët e Budakovës në Suharekë, prindërit e 22 nxënësve të dy lagjeve kanë vendosur t’i ndalin fëmijët nga shkolla.

Ata duhet të udhëtojnë më shumë se tri kilometra për të shkuar në shkollë.

Njëri nga ata që nuk i ka dërguar fëmijët në shkollë tash e dy ditë, është Bekim Hoxha.

“ Kjo rrugë është regjionale, ka shumë lëvizje, është pa trotuar dhe ka qenë endacak. Vend si më i dërgu në shkollë ne jemi detyru që dy ditë me i ndal prej mësimi. Qe katër vite në ballafaqohemi më problemin se kush është kah shpija me i bart deri në shkollë. 14 kilogramë një çantë me bartë atë çantë një fëmijë i klasës së parë është shumë”, ka thënë Bekim Hoxha.

Me problemin e njëjtë po ballafaqohet edhe Sali Kokollari.

Nipërit e mbesat e tij, thotë se nuk i ka lejuar të shkojnë në shkollë për po të njëjtën arsye.

“Na dy lagjet jemi shumë keq. Nuk po kërkojmë asgjë më shumë veç transport për fëmijë. Janë më shumë se tri kilometra. Ne nuk jemi në shtëpi çdo ditë dhe po na duhet që cdo ditë të mendojmë se kush mundet me i dërgu fëmijët në shkollë e pastaj mi prit deri të përfundojnë”, ka thënë ai.

Mohimi i të drejtës së shkollimit edhe nga prindërit konsiderohet vepër penale por ata nuk kanë dashur të flasin për këtë.

Me hallin e tyre janë të njoftuar në Komunën e Suharekës, zyrtarë të së cilës premtojnë zgjidhje, ani se pranojnë që ka shkelje ligjore për të.

“ Ligji e parasheh të jetë katër kilometra larg shkollës për t’i bartë nxënësit. Por, ndonëse nuk e lejon ligji, Kryetari ka bërë lëshim dhe tashmë ka hapur tender për t’i bartë këta nxënës po presim procedurat e përfundimit të tenderit”, ka deklaruar Reshat Reshitaj – Udhëheqës i Zyrës së Komunikimit në Suharekë

22 nxënësit e shkollës fillore, “Lidhja e Prizrenit”, nga mësimi ishin ndalur edhe gjatë muajit shtator të vitit të kaluar derisa kishin vendosur t’i kthejnë fëmijët në shkollë pas premtimeve të Komunës se do t’u gjendet zgjidhje për transport.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika