Ndalohen 2 persona, u sekuestrohen 2 kilogramë drogë, 14 mijë euro dhe një veturë “Audi Q5”

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë bastisjes së disa lokacioneve janë gjetur disa kilogramë drogë, një veturë e tipit Audi dhe një shumë e të hollave në vlerë prej 14 mijë eurosh

Policia e Kosovës

Dy personave u janë sekuestruar dy kilogramë drogë dhe një shifër të hollash prej 14 mijë eurosh dhe jo vetëm. Atyre u është seksuestruar edhe një veturë “Audi Q5”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Pejë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Krahas kësaj, bëhet e ditur se si rezultat i hetimeve, disa lokacione janë bastitur përgjatë mbrëmjes të së enjtes.

“Prokuroria njofton se mbrëmë, si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth tre (3) kilogramë narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth katërmbëdhjetë (14) mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve”, ka njoftuar Prokuroria Themelore.

Përgjatë kësaj jave, Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar shtatë persona për shitjen, shpërndarjen dhe kultivimin e narkotikëve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika