Ndalohen pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë kundërligjshëm nga Serbia

Janë ndaluar pesë persona në Leposaviq sepse kishin kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës. Policia e Kosovës njofton se dy persona janë ndaluar në Bistricë të Leposaviqit dhe tre të tjerë në Koshuticë të kësaj komune

Policia e Kosovës njofton se janë ndaluar pesë persona në Leposaviq sepse kishin kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Janë ndaluar dy persona në Bistricë të Leposaviqit dhe tre të tjerë në Koshuticë të kësaj komune.

Personat e ndaluar në Bistricë, në konsultim me prokurorin, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Bistricë, Leposaviq  30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Njësoj edhe në Koshuticë, tre të dyshuarit e ndaluar në konsultim me prokurorin, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Koshuticë, Leposaviq  30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar,  nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika