Ndalohet kamioni që po transportonte mbi 50 dele pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka njoftuar se policia kufitare në veri, më 10 qershor 2022, ka ndaluar një kamion me mbi 50 dele pa dokumentacion përkatës në fshatin Rudar të Zveçanit

Kamioni i ndaluar nga policia kufitare në veri

Policia e Kosovës në një komunikatë për media, ka njoftuar se policia kufitare në veri, më 10 qershor 2022 rreth orës 22:15, ka ndaluar një kamion që transportonte dele pa dokumentacion përkatës.

Patrulla policore e policisë kufitare ka ndaluar kamioni për kontoll në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit.

Policia kufitare në veri ka bërë të ditur se kamioni drejtohej nga një mashkull kosovar, ku  gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur pesëdhjetë e gjashtë krerë dele.

Pamje të kamionit

“Drejtuesi i kamionit nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve. Gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore”, thuhet në komunikatën për media.

“Nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar. Kurse, kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme”, thuhet më tutje në komunikatë.

Për këtë rast, janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri, të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes.

Pamje të kamionit

 

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika