Ndalohet një person në Zubin Potok, kishte veshur bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes

Një person është ndaluar në Zubin Potok sepse kishte veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes

Është ndaluar një person në Zubin Potok sepse i njëjti kishte veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, duke thënë se rasti ka ndodhur ditën e shtunë.

NXITJE E PËRÇARJES DHE MOSDURIMIT- Dren, Zubin Potok 14.10.2023 – 08:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë legjitimimit, njësia policore ka vërejtur se i dyshuari kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, si dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika