Ndërpriten punimet në disa objekte në Mitrovicë të Veriut që nuk i përfillën procedurat ligjore

Në komunën e Mitrovicës së Veriut janë ndërprerë punët në vendpunishtet që kanë nisur ndërtime pa i përfillur procedurat ligjore deri në plotësimin e kritereve konform ligjit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se janë ndërprerë punët në vendpunishtet që kanë nisur ndërtime pa i përfillur procedurat ligjore si shkak i mungesës së dokumentacioneve.

Kjo ndërprerje e punimeve vlen deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Drejtoria e Inspekcionit nga komuna e Mitrovicës Veriore ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore. Në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Atiq në Facebook.

Atiq ka inkurajuar qytetarët që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, pasi, siç thotë ai, në të kundërtën Drejtoria e Inspeksionit do të veprojë konform ligjeve në fuqi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika