Ndërron jetë foshnja dymuajshe në Prishtinë, policia fillon hetimet për rastin

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një foshnjë dymuajshe ka ndërruar jetë në rrethana deri tani të panjohura në Prishtinë

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, një foshnjë dymuajshe në rrethana deri tani të panjohura ka ndërruar jetë.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e  ngjarjes derisa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Tutje njoftohet se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Viktima mashkull kosovar (foshnjë-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24- orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika