Ndjehen lëkundje të tokës në Ferizaj

EMSC ka raportuar lëkundje të tokës prej 2.9 shkallë të Rihterit në Kosovë

Ilustrim

Lëkundje të tokës janë ndier mëngjesin e së dielës në qytetin e Ferizajit, në Kosovë.

Sipas EMSC, tërmeti thuhet të ketë qenë 2.9 shkallë të Rihterit, dhe 18 kilometra në jug të Ferizajt.

Njëherësh, lëkundje të tokës janë raportuar edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Lëkundje të tokës ishin raportuar edhe më herët me epiqendër në 21 kilometra në jugperëndim të Mitrovicës dhe 12 kilometra në verilindje të Istogut.

Lëkundja e tokës në Istog ishte raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës së 11 korrikut. Ishte raportuar se termeti kishte qenë 2.9 shkallë të Rihterit dhe ka ndodhur rreth orës 2:51.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika