Ndryshimet në BE, Lajçak ambasador në Zvicër, largohet edhe Szunyog

Rotacioni qe pritet të përfshijë postet diplomatike të Bashkimit Evropian, pritet ta prekë edhe emisarin Mirosllav Lajçak. Nazuar në një raportim të Radio Evropës së Lirë Lajçak që aktualisht është dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër. Ky lajm nuk është konfirmuar e as komentuar nga Bashkimi Evropian. Njohës të procesit të dialogut vlerësojnë se mandate katër vjeçar i emisarit Lajçak mund të cilësohet i dështuar, për faktin se marrëveshjet nuk po zbatohen dhe në anën tjetër ka pasur edhe sulm terrorist ndaj shtetit të Kosovës

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Nga 1 shtatori, Miroslav Lajçak mund të mos jetë më pjesë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

I dërguari i posaçëm Bashkimit Evropian, sipas Radio Evropës së Lirë, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Megjithatë ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun.

Diplomati sllovak këtë post e kishte pranuar para katër vitesh, ndërkaq mandati zyrtarisht i përfundon në fund të gushtit.

Sipas këtij raportimi, për postin e përfaqësuesit të posaçëm për dialogun do të vendoset pas rotacionit të një numri të madh të ambasadorëve të BE-së nëpër botë.

Këtë lajm nuk ka pranuar ta komentojë zëdhënës i BE-së, përpos që ka shpjeguar procedurat e emërimit.

“Si rregull i përgjithshëm, ne nuk përfshihemi në thashetheme dhe nuk komentojmë spekulimet në media për personelin e BE-së. Kur bëhet fjalë për emërimin e ambasadorëve të BE-së, ka parametra shumë të qartë: Procesi që çon në emërimin e një Ambasadori është i brendshëm dhe jo publik – në përputhje me praktikën ekzistuese diplomatike”, ka thënë Peter Stano.

Në Prishtinë ka vlerësime se puna e emisarit Lajçak ka qenë e pasuksesshme.

“Marrëveshjet e dakorduar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk kanë gjetur zbatim, dhe përgjatë kësaj kohe kanë ndodhur një sulm terrorist në veri të Kosovës, që i bie se z. Lajçak ka dështuar në punën e tij dhe në përgjegjësinë e tij”, ka thënë politologu, Fidan Ukaj.

Ukaj thotë se ri-zgjedhja eventuale e Lajçakut do të ishte vendim i gabuar, pasi që, sipas tij, nevojitet një përfaqësues i ndonjë shteti që e njeh Kosovën, dhe një emisar që është riformatoj dialogun, e sidomos planin e sekuencimit.

Largimi i Lajçakut nuk është e vetmja risi. Sipas raportimit të REL-it, ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë, në vend të Tomas Szunyog.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika