Ndryshimi i vendimit për targat po konsiderohet në favor të Kosovës

Vendimi që Qeveria e Kosovës e mori sot pasdite po konsiderohet pozitiv për Kosovën. Njohës të rrethanave politike vlerësojnë se kjo shton dhe forcon aleancën SHBA – Kosovë

Foto ilustrim

Ndryshimi i vendimit për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS, do të ndikojë pozitivisht në forcimin e aleancës së Kosovës me SHBA-në.

Kështu të paktën thonë njohësit e politikës së jashtme, duke konsideruar se krijimi i tensioneve në veri të Kosovës do t’i konvenonte vetëm Serbisë, e aspak palës kosovare.

Dritëro Arifi, Profesor

“Ky vendim e faktorizon Kosovën realisht karshi partnerëve ndërkombëtar, sepse në këtë rast nuk kemi të bëjmë asgjë me Serbinë, në të gjithë këtë dialog e kemi me bashkësinë ndërkombëtare, sepse ata kanë indikacione që në veri të Kosovës mund të krijohet një kaos dhe po ashtu edhe tension. E krijimi i këtij tensioni i konvenon vetëm palës serbe. Vendim do t’i përmisojë edhe më shumë raportet ndërkombëtare”, ka thënë Arifi.

Ngjashëm mendon edhe Agon Maliqi, i cili shton se futja e veriut në administrim të KFOR-it, do të ishte një regres i madh për Kosovën për integrimin e kësaj pjese.

Agon Maliqi, Opinionist

“Gjithsesi do të ishte e dëmshme nëse shkohet deri në maksimum sepse rrezikojmë që situatë e sigurisë në veri  të marrë përsipër KFOR-i, dhe kjo për Kosovën do të përbënte regres në kuptimin e integrimit të veriut”, ka theksuar Maliqi.

Ndërkohë, situatën e krijuar në Kosovë, ligjëruesja në Universitetin e Nju Jorkut, Anna Di Lellio, e sheh si një faktor negativ për të ecur tutje në dialog me Serbinë.

Anna Di Lellio – Craëford, Profesoreshë në “Noë York University”

“Nuk ka shumë për të thënë në këtë pikë; me luftën në Ukrainë nuk do të ndryshojnë shumë gjërat për Kosovën. Më vjen keq ta them këtë, por kjo është e vërteta”, ka potencuar Craëford.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, që edhe për 6 muaj të tjerë të ketë qortim, gjoba e targa provuese erdhi pas kërkesave të shumta të zyrtarëve ndërkombëtar, me theks të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika