Në 25-vjetorin e protestave të studentëve, Mavraj viziton ish-krerët e UÇK-së

Krahas përvjetorit të 25 të protestave të studentëve, bashkorganizatori i protestës së 1 tetorit të vitit 1997, Muhamet Mavraj, ka shkruar se askush nuk meriton të respektohet më shumë sesa strategët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Bashkëngjitur me këtë shkrim, ai ka konfirmuar vizitën e tij në Hagë tek ish-liderët e UÇK-së

Bashkëorganizatori i protestës së studentëve më 1997, Muhamet Mavraj në Hagë

Njëri ndër bashkorganizatorët e protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës më 1997, Muhamet Mavraj, ka lajmëruar se gjendet në Hagë.

Krahas përvjetorit të 25 të protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës, Mavraj ka shkruar se askush nuk meriton të respektohet më shumë sesa strategët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Në këtë jubile, sot do të përqafohem me strategët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nga të gjallët, në këtë 25-vjetor, askush më shumë sesa këta nuk meriton respektin dhe përkrahjen. Të falat tuaja po ua përcjelli! E di se i përshëndesni”, ka shkruar Mavraj.

Më 1 tetor të vitit 1997, studentët e Universitetit të Prishtinës së bashku me qytetarë dhe profesorë, protestuan në shenjë kundërshtimi ndaj regjimit serb që mbante të okupuar jo vetëm hapësirën universitare, por tërë Kosovën.

Ndryshimi që erdhi nga protestat e studentëve këmishëbardhë të UP-së

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika