Në afërsi të një shtëpie në Novëbërdë gjendet një granatë dore

Një i mitur nga fshati Bolevc i Novobërdës ka lajmëruar Policinë e Kosovës ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer në pyll, rreth 100 metra afër shtëpisë.

Me të marrë lajmin njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitet për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

“Ankuesi mashkull kosovar-i mitur, ka raportuar se, në pyll afër shtëpisë (rreth 100 m) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika