Në Itali anulohen rreth një mijë fluturime, shkak greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror

Të shtunën është mbajtur greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali. Kjo ka rezultuar me anulimin e gati një mijë fluturimeve

Fotografi ilustruese

Të shtunën është mbajtur greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali. Kjo ka rezultuar me anulimin e gati një mijë fluturimeve.

Kështu raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas sindikatave të cilat kanë bërë thirrje për grevë, gati të gjithë punëtorët që është parashikuar të grevojnë, janë bashkëngjitur në aksion.

Ato janë duke kërkuar kontratë të re kolektive gjashtë vjet pas skadimit të kontratës paraprake.

Pjesëmarrës ka qenë edhe stafi tokësor që është përgjegjës për shërbime të regjistrimit të udhëtarëve.

Vetëm në aeroportet më të mëdha të Italisë: në Romë, Milano, Naponi dhe Venecia, qindra fluturime janë anuluar, duke prekur mbi 250.000 pasagjerë.

Asociacioni për Mbrojtje të Konsumatorëve Codacons beson se dëmet e shkaktuara nga anulimet e fluturimeve janë në vlerë të miliona eurove.

Përveç stafit tokësor, edhe pilotët e kompanisë Malta Air, që realizojnë fluturimet e kompanisë Ryanair në Itali, dhe pilotë të kompanisë ajrore Vueling, kanë marrë pjesë në grevë.

Kjo është hera e dytë brenda një jave në Itali që është mbajtur grevë e shkallës së tillë.

Grevat janë duke e goditur këtë shtet – të njohur për turistë – në pikun e sezonit dhe teksa Evropa dhe pjesë të tjera të botës po përballen me temperatura shumë të larta. /REL

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika