Në mbështetje të Vuçiqit, serbët e Kosovës nisen drejt Serbisë

Serbët nga Kosova ia mësynë Beogradit në përkrahje të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq

Serbët nga Kosova ia mësynë Beogradit në përkrahje të Vuçiqit

Një numër i madh i qytetarëve serbë nga komunat veriore të Kosovës, të martën e 31 majit janë nisur drejt Beogradit për t’i dhënë mbështetje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo për shkak se pas fitores së tij në zgjedhjet e prillit, Vuçiq do të bëjë betimin si president i Serbisë.

Siç shkruan e përditshmja serbe “B92”, me pankarta në duar, serbët e Kosovës janë nisur drejt Serbisë në orët e hershme të së martës.

Serbët e Kosovës nisen drejt Beogradit

“President, e gjithë Kosova janë më ty”, “President faleminderit që po e mbron Kosovën”, “Derisa të jetë president Vuçiq, do të ketë serbë në Kosovë”, ishin disa nga pankartat e tyre.

Serbët nga Kosova pritet të mblidhen para kuvendit të Serbisë, në kohën kur Vuçiqi do të bëjë betimin.

Ata janë shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e tyre politikë, ata të Listës Serbe.

Disa nga pankartat e serbëve të Kosovës, në mbështetje të presidentit serb

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor në Serbi, Vuçiç, kishte fituar zgjedhjet presidenciale të tre prillit duke marrë 58.9 për qind të votave.

I dyti, sipas KQZ-së serbe, u radhit kundërkandidati i Vuçiç-it, Zdravko Ponos, me 18.32 për qind të votave.

Partia e Aleksandër Vuçiç, ka fituar bindshëm edhe zgjedhjet parlamentare, duke marrë 42.97 për qind të votave.

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë

Ndërsa, Partia “Të Bashkuar për Fitore” doli e dyta me 13.57 për qind të votave, kurse “Ivica Daçiq – Kryeministër” e treta me 11.57 për qind.

“Koalicioni i Shqiptarëve” ka arritur të sigurojë 0.26 për qind të votave.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika