Zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jehona Grantolli, ka propozuar sot që në rend dite të futet pika për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Grantolli tha se këtë kërkesë po e bën pas zhvillimeve të fundit, pasi Kelmendi u intervistua nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit lidhur me masakrën e Reçakut.
Sipas saj, U.D. i Kryeprokurorit “më nuk përfaqëson unitetin e sistemit prokurorial”.
“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit lidhur me detyrën e U.D. Besim Kelmendit, i cili është pozicionuar së fundmi me një grup të anëtarëve të KP dhe nuk përfaqëson më unitetin e sistemit prokurorial, për të cilin është zotuar në marrjen e detyrës. Po ashtu, duke marrë parasysh kërkesat e shumta publike që KPK-ja të kërkojë shkarkimin e tij, kërkoj që kjo pikë të futet në mbledhje me propozimin për shkarkimin e tij”, tha Grantolli.
Ndërsa, Kelmendi ka thënë se kjo po bëhet me tendencë dhe për qëllime të grupeve e që ëshë në interes vetëm të një individi dhe se kjo është kundër çdo etike.