Në mbrojtje të shtetit dhe të popullit, policia ende pa sigurime shëndetësore

Ndonëse operon si institucion që 24 vjet me radhë, megjithatë shteti i Kosovës ende nuk ka arritur t’ua sigurojë policëve sigurimin shëndetësor. E veç kësaj, qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ua ka ndalur edhe pagesat për rrezikshmëri

Sigurimi shëndetësor e pagesa për rrezikshmëri mbeten kërkesat kryesore të Sindikatës së Policëve të Kosovës.

Ato janë shtruar nga kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, pikërisht në ditën kur Policia e Kosovës feston 24-vjetorin e themelimit të saj si institucioni më i rëndësishëm shtetëror.

Në një prononcim për Portalin Dukagjini, Zeqiri ka treguar se në më pak se një muaj kanë dorëzuar një peticion, për të cilin pret që deputetët e Kuvendit të Kosovës të nënshkruajnë, e që i njëjti paraqet pakënaqësitë e rreth 9 mijë zyrtarëve policorë.

Ata kërkojnë që të krijohet mundësia për sigurim alternativ.

“Përveç sigurimit shëndetësor, nuk kemi një ligj të pensionimit në moshën 55-vjeçare, i cili i ka rreth 10 vite që është draftuar dhe nuk ka ecur asnjëherë nga Qeveritë e kaluara e as nga kjo deri më tani jo, domethënë është i domosdoshëm dhe i nevojshëm. Arsyeja pse duhet bërë ky është se jemi policia me moshën mesatare më të shtyrë, ka arrit mosha mesatare në 47 vjet dhe kur pensionohet zyrtari policor del në pension të pleqërisë dhe është pak e gjatë përkundër sfidave që i ka. Pos kësaj, në këtë ligjin e ri pas implementimit nuk po paguhen shtesat për rrezikshmërinë e zyrtarëve policorë, mandej një koeficient joreal në këtë pjesën e stafit mbështetës apo stafit civil në bazë të profesioneve që kanë, nuk është bërë vlerësimi i drejtë me koeficient, nuk paguhet shujta, ndonjë shpërblim për ndonjë fundvit, paga e 13-të dhe krejt këto në njëfarë forme kanë bërë që të arrihet kulminacioni i pakënaqësisë”, u shpreh ai.

Ndonëse kërkesat e tyre i janë adresuar fillimisht kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, për të vazhduar më pas me dikasteret e tjera përkatëse, megjithatë deri më tani nuk kanë pranuar ende asnjë përgjigje.

“Vazhdimisht ka më shumë se 1 vit e gjysmë që kemi bërë kërkesa të vazhdueshme, të argumentuara dhe të propozuara me projekte se si mund ta bëjmë një sigurim shëndetësor alternativ, këto kërkesa i kemi adresuar te ministri i MPB-së, ministri i Financave dhe te kryeministri e që nuk kemi marrë përgjigje. Mandej një hap tjetër e kemi diku para 1 muaji e kemi dërguar një peticion në kuvend, duke përfshirë të gjitha pakënaqësitë e policisë dhe i njëjti është nënshkruar nga shumica i cili pritet që menjëherë në fillim të hapjes së punës së kuvendit të paraqitet në kuvend dhe të adresohet te presidentja dhe te kryeparlamentari”, ka shtuar ai.

Imer Zeqiri – kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës

“Kërkesa kryesore jonë është që të bëhet një sigurim alternativ, qoftë përmes një kompanie private, derisa të bëhet ligji për sigurime shëndetësore në nivel vendi. Kemi kërkuar edhe një kosto rreth 4.5 milionë euro apo 5 milionë euro që siguron për një vit sigurim shëndetësor për të gjithë pjesëtarët”.

Në anën tjetër, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Policia e Kosovës ka thënë se janë rreth 9 mijë punonjës që veprojnë në këtë institucion.

Ata theksojnë edhe numrin e zyrtarëve policorë që humbën jetën gjatë detyrës.

“Aktualisht numërojmë rreth 9 mijë punonjës ndërsa, zyrtarë policorë të rënë gjatë kryerjes së detyrës janë 22”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndryshe, me rastin e shënimit të Ditës së Policisë së Kosovës, janë ekspozuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë njësitet dhe pajisjet policore, për të cilat po interesohen qytetarë të shumtë që t’i shohin.

No description available.

Armë, robotikë, automjete, autoblinda, motorë, pajisje të forenzikës dhe ato të mjekësisë janë ekspozuar që qytetarët e Kosovës të njihen më afër me to, dhe të dinë funksionin dhe rëndësinë e tyre.

Po ashtu, përmes një projektori po shfaqen disa prej aksioneve të policisë, që konsiderohen si operacionet më të rëndësishme që janë kryer nga zyrtarët policorë.

Me rastin e përvjetorit të 24-të të themelimit të Policisë së Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, uroi të gjithë zyrtarët e këtij institucioni, duke thënë se policia është shndërruar në një simbol të përkushtimit, të guximit dhe të profesionalizmit të palëkundur.

“Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”, tha Osmani.

Pos saj, edhe kryeministri Albin Kurti, me rastin e 24-vjetorit të themelimit të policisë u ka uruar të gjithë zyrtarëve policorë që janë në krye të detyrës në çdo cep të Kosovës, duke u premtuar se do të ndajnë së bashku sfida e suksese dhe të ngrenë e forcojnë edhe më shumë shtetin.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se “24 vite në shërbim dhe në mbrojtje” është motoja e këtij përvjetori, e cila më së miri përfaqëson Policinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti (në mes) dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani (djathtas) marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjes ushtarake Defender 2023 në Prishtinë, Kosovë, më 21 maj. ARMEND NIMANI/AFP PËRMES GETTY IMAGES

Premtime për luftë kundër shkelësve të ligjit e lehtësim të punës së zyrtarëve policorë premtoi edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është treguar e suksesshme në veri të vendit, siç ka thënë pas një kohe të gjatë.

Sveçla ka shtuar se anëtarësimi i PK-së në Interpol është duke u bërë për shkak të pengesave politike. Ai ka diskutuar edhe për besueshmërinë që e ka ky institucion te qytetarët.

Xhelal Sveçla -Sinjali

Ndërkaq, 6 shtatori i vitit 1999, ishte data kur për herë të parë u hapën dyert e shkollës së policisë në Vushtrri, me 176 kadetët të cilët filluan trajnimin për t’u bërë pjesëtarët e parë të Policisë së Kosovës.

Tani, pas më shumë se dy dekadave, Policia e Kosovës numëron rreth nëntë mijë zyrtarë policorë të cilët në çdo moment e rrethanë ofrojnë siguri, rend e qetësi publike.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika