Në Shqipëri përdoren për herë të parë sistemet e fluturimit pa pilot

Të martën e 7 qershorit është përdorur për herë të parë sistemi i fluturimit pa pilot “UAS'' të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e zjarreve në Sazan. Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, ka falenderuar dhe ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-ve dhe ekipit që ka punuar për sistemin e fluturimit

Hapësirë gjeografike në ishullin e Sazanit, foto e postuar në llogarinë Facebook të Ministrit të Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi

Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se të martën e 7 qershorit janë përdorur për herë të parë sistemet e fluturimit pa pilot.

Sistemi i fluturimit që është përdorur është i llojit “UAS’ të tipit “PUMA RQ-20B”.

“Për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA”, ka thënë Peleshi në Fabook.

Foto e sistemit të fluturimit në ishullin e Sazanit

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA-ve.

Peleshi gjithashtu ka falënderuar efektivin FT dhe komandantin Gjeneral Arben Kingji.

 

 

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika