Në Vlorë nis gara ndërkombëtare e parashutistëve

Vlorë “Albania open 2022”

Qyteti i Vlorës është kthyer tashmë në një destinacion për sportet e ajrit.

Ditën e enjte ka nisur edicioni i 23-të i “Albanian Open”, në të cilin do të marrin pjesë, gjithsej, 14 shtete nga e gjithë bota, me 89 pilotë. Fluturimet kanë nisur dhe të pranishmit kanë pasur mundësi që të informohen për disa nga përjetimet pas përfundimit të garës.

“Nga Shqipëria, vendet e rajonit, fqinjët e afërt, por deri edhe nga Kolumbia e largët janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë edicion. Mes parashutistëve ka edhe kampionë bote, që i bashkon liria dhe emocioni që përcjell ky sport,”

“Jemi nga Kosova, nuk ndihem shumë mirë sepse është një rezultat 0 me 0” u shpreh një parashutist.

Gara ndërkombëtare e aeronautikës “Albania open 2022”, do të zhvillohet për tri ditë, ndërsa fituesit e këtij aktiviteti do të shpallen të shtunën mbrëma.

Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri, raporton Euronews Albania.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika